Rëndohet bilanci i aksidentit në Krumë, Kukës, ku u përplasën dy “Benz”. Drejtuesi N.S. ndërroi jetë në vend, ndërsa pasagjeri Z.N. humbi jetën në spital. Drejtuesi i mjetit tjetër mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin Krumë-Golaj rreth orës 19:50.
Posted inKryesore


