Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dha tenderin 6.5 mln euro për blerjen e targave firmës I.D.K, në pronësi të Barjam Dalipajt, babait të administratorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Blendian Dalipaj. Oferta e saj ishte 750 mijë euro më e lartë, ndërsa konkurrentët më të lirë u skualifikuan për mungesë vulash apostile dhe dokumentacion teknik, duke ngritur dyshime për favorizim politik dhe keqpërdorim buxheti.
Posted inKryesore


