Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit me 2.3% në gusht, duke ngadalësuar ritmin nga 2.5% i korrikut. Inflacionin e drejtuan kryesisht çmimet e ushqimeve (+0,85 p.p.) dhe të qirave, ujit, energjisë (+0,63 p.p.). Rritjet më të mëdha vjetore u vunë re te grupet “Argëtim dhe kulturë” (6,3%), “Pije alkoolike dhe duhan” (3,3%) dhe “Qira, ujë, energji” (3,1%).
Posted inKryesore


