Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani, inspektorë të AKU Berat, janë arrestuar për falsifikim të kontrolleve në subjektin e Mariglen Qorrit, i cili eksportoi 8 ton domate me nivele të larta pesticidi “Chlorfenapyr” në Kroaci. Ata nuk morën mostra dhe bllokuan mallin, duke pranuar fatura fiktive, ndërsa perimet u sekuestruan dhe rasti iu referua Prokurorisë.
Posted inKryesore


