Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në Arenën Kombëtare, ora 19:00. Kjo është përballja e dytë mes dy skuadrave, pasi ndeshja e parë në 2018 përfundoi 0-0. Data është zgjedhur pasi është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, ndërsa në tetor Shqipëria do të luajë edhe kualifikuesen ndaj Serbisë në Beograd.
Posted inSport


