Prokuroria e Beratit ka arrestuar tre persona, përfshirë pronarin e “Era-Fruit” Mariglen Maliq Qorri dhe dy inspektorët e AKU Berat, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani, lidhur me eksportin e domateve me pesticide mbi normën e lejuar. Qorri dyshohet për ushqime të rrezikshme, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa inspektorët për shpërdorim detyre.
Posted inKryesore


