Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ambasadorëve Luís Figo e Aljoša Asanović, dhe fëmijëve nga shkollat lokale. Čeferin theksoi se futbolli duhet të bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajë, ndërsa Duka vlerësoi mbajtjen në Tiranë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s si një njohje për zhvillimin e futbollit shqiptar.
Posted inSport


