Reshjet intensive në Durrës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, veçanërisht në Durrësin e Ri pranë I.E.V.P.-së, ku ekipet emergjente po ndërhyjnë. Problemet vazhdojnë në Shkozet, Plazh dhe Sukth, ku ka ujë edhe në ambiente brenda banesave. Autoritetet lokale dhe emergjente po punojnë për normalizimin dhe sigurinë e qytetarëve.
Posted inKryesore


