Policia e Shkodrës po zhvillon operacionin “Koordinata” kundër kultivimit të kanabisit në qark. Së fundmi u asgjësuan 9,317 bimë narkotike në Shosh, Pult, Kastrat, Qendër, Shllak, Temal dhe Fierzë. Janë proceduar penalisht disa persona, ndër ta kryetari i fshatit Ndrejaj dhe një kultivues në kërkim. Operacioni vijon.
Posted inKryesore


