Në kuadër të operacionit “Duo” nga Komisariati Nr. 6 në Tiranë, janë arrestuar dy të mitur, 14 dhe 15 vjeç, për katër vjedhje gjatë gusht-shtatorit. Ata dyshohen për vjedhjen e një motomjeti, dy dyqaneve dhe një sendi nga një makinë. Policia po heton nëse janë pjesë e grupi më të madh kriminal, ndërsa materialet u referuan Prokurorisë për procedura të mëtejshme.
Posted inKryesore


