Avokati i Jamarbër Malltezit në dosjen “Partizani” kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë absolute të akteve të procedimit penal, duke e cilësuar akuzën si të pabazuar ligjërisht. Ai argumentoi se Malltezi nuk ka pasur funksion që lidhet me korrupsion pasiv dhe nuk ka lidhje me pastrim produktesh kriminale. Gjithashtu, ai pretendon se vendimet gjyqësore janë të pavlefshme, pasi janë dhënë nga një person pa titull magjistrati.
Posted inKryesore


