Policia arrestoi Geralt Hoxhën, 28 vjeç, nga Klosi, Mat, i dyshuar për një sherr më 19 gusht 2025 para Bashkisë së Vaut të Dejës. Ai, në bashkëpunim me një person tjetër të paidentifikuar, goditi me grushte dhe sende të forta shtetasin D.L., 37 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime. Hoxha ishte shpallur në kërkim dhe u kap falë bashkëpunimit të Policisë Vau i Dejës dhe Policisë Kufitare Kapshticë.
Posted inKryesore


