Në aksidentin fatal në kryqëzimin e Vajkanit, në aksin Fier-Lushnjë, janë arrestuar dy drejtuesit e automjeteve, J.M., 42 vjeç nga Londra, dhe L.M., 30 vjeçe nga Laçi. Pasagjerja 53-vjeçe në makinën e L.M. humbi jetën. Dy drejtuesit akuzohen për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit.
Posted inKryesore


