Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Recep Erdogan do të takohen më 23 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Nga Greqia do të marrin pjesë ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis dhe këshilltari Miltiadis Nikolaidis, ndërsa nga Turqia ministri Hakan Fidan dhe këshilltari Akif Çagatay Kilic. Mitsotakis theksoi vullnet për këtë takim, duke shtuar se nuk ka arsye për shqetësim të tepruar mbi marrëdhëniet greko-turke dhe nuk pritet ndonjë “incident i nxehtë” në Egje, por apeloi për kujdes dhe vigjilencë.
Posted inKryesore


