Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pranoi se ka disa dallime me SHBA-në, kryesisht për qasjen ndaj Serbisë dhe strukturave ilegale serbe në Kosovë, por theksoi se marrëdhëniet nuk janë prishur. SHBA-ja pezulloi Dialogun Strategjik për shkak të tensioneve dhe veprimeve të Qeverisë në detyrë. Kurti nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit.
Posted inKryesore


