Një sasi eksplozivi shpërtheu në hyrje të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, rreth një orë pas mesnatës. Nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale. Kamerat e banesës ishin jashtë funksionit në momentin e shpërthimit, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime dhe kontrolle për të gjetur pamje nga kamera të tjera.
Posted inKryesore


