Sot në GJKKO shqyrtohet ndryshimi i masës së sigurisë për Ilir Metën. Gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja, por u refuzua nga kryetari Erion Bani. Meta nuk ishte në seancë. SPAK mbylli hetimet më 29 gusht, duke e dërguar Meta dhe Kryemadhin për gjykim me akuza për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Seanca paraprake më 25 shtator.
Posted inKryesore


