Për çdo votë të fituar në zgjedhjet e 11 majit, partitë do të marrin 94 lekë nga buxheti shtetëror. PS dhe PD përfitojnë gjithsej rreth 800 milionë dhe 500 milionë lekë, ndërsa partitë e tjera si Mundësia, Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe Koalicioni Euroatlantik do të marrin miliona lekë sipas votave të marra. Paratë ndahen pas vendimit të KQZ-së.
Posted inKryesore


