Kanë kaluar disa orë nga shkarkimi i Erion Veliajt si kryetar bashkie nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, por ai ende nuk ka reaguar. Heshtja e tij dhe ekipit të avokatëve të tij është e paqartë, duke pasur parasysh se zakonisht ka kundërshtuar vendimet ndaj tij. Veliaj po përballet me sfida ligjore dhe politike, veçanërisht me Edi Ramën, ndaj të cilit nuk ka guxuar të dalë hapur.
Posted inKryesore


