Në tetor 2023 Bashkia e Kolonjës dha tender prej 202 mijë euro për rindërtimin e digës së Rezervuarit të Gjonçit, fitues u shpall bashkimi i kompanive Rehovari dhe B93. Kontrata u lidh në dhjetor dhe parashikonte punime 4 mujore, por tre javë pas saj u pagua 100% e shumës. Rehovari, e themeluar nga Spiro Zoto dhe më pas e kaluar te kryeplaku Euljon Hasko, është lidhur me favorizime të zyrtarëve lokalë. SPAK po heton kryebashkiakun Erion Isai për shkelje tenderash dhe korrupsion.
Posted inKryesore


