Autoritetet në Kosovë arrestuan 7 persona më 24 shtator, të dyshuar për krim të organizuar, trafik droge dhe pastrim parash, gjatë operacionit “Qielli i Thyer” në 25 lokacione. Të arrestuarit përdornin aplikacionin e enkriptuar SkyECC për organizim kriminal. U sekuestruan drogë, para, armë dhe mjete të tjera. Operacioni u zhvillua me bashkëpunim ndërkombëtar.
Posted inKryesore


