Deputeti demokrat Besart Xhaferri kërkoi një minutë heshtje për ish-deputetin Abdi Baleta, i ndjerë së fundmi, por u ndalua nga kryeparlamentari Peleshi për shkak të rendit të ditës. Opozita u ngrit, mazhoranca refuzoi. Kryetari i PS-së, Taulant Balla, kërkoi që minuta heshtje të mbahej me propozim zyrtar dhe dakordësi, çka u pranua për në fund të seancës.
Posted inKryesore


