Një emigrant shqiptar, Ferit Koxha, 60 vjeç nga Erseka, u gjet i pajetë në malin e Gramozit në Greqi dy ditë pasi ishte denoncuar i humbur nga punëdhënësi i tij. Ai punonte si çoban dhe kishte humbur kontaktet me punën prej 22 shtatorit. Hetimet për shkaqet vazhdojnë, pa njoftime për shenja dhune.
Posted inKryesore


