Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërhyrje në drejtimin e ujësjellësit të Tiranës përmes Operatorit Kombëtar të Ujit, i riorganizuar për menaxhim më të mirë. Bashkitë do të jenë aksionere, por drejtimi do të jetë profesional. Gjithashtu paralajmëroi krijimin e një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve, ndërsa mbledhja do të mbetet përgjegjësi e bashkive.
Posted inKryesore


