Policia në Tiranë ka sekuestruar një automjet tip “Ferrari” me vlerë rreth 600 mijë euro, i dyshuar si i përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike. Automjeti i përket 30-vjeçarit Eri Vraja, i dënuar më parë në Turqi për trafik, i cili e kishte regjistruar në emër të një personi tjetër për të shmangur gjurmimin. Janë proceduar edhe dy të tjerë të përfshirë në rast. Hetimet vijojnë.
Posted inKryesore


