Pronari i agjencisë turistike “Sunny Travel”, Ardi Gjuzi, 63 vjeç, është arrestuar së bashku me bashkëshorten e tij, E. Gj., 51 vjeçe, nën akuzat për mashtrim dhe fshehje të të ardhurave. Ata dyshohet të kenë përfituar rreth 17,000 euro duke marrë para për rezervime fiktive të biletave dhe akomodimit, pa kryer prenotimet. Hetimet u zhvilluan nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës pas denoncimeve nga klientët.
Posted inKryesore


