Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullarit, tentoi të arratiset nga burgu i Fierit gjatë ajrimit, por u kap nga gardiani. Ai kishte bërë dy tentativë të tjera arratisjeje më parë, përfshirë njëherë në spitalin e burgut në QSUT. Bullari u vra më 21 gusht 2021, nga tre plumba të shtënë nga Selmanaj për mosmarrëveshje rreth 100 kg kanabis, por vrasjen nuk e ka pranuar.
Posted inKryesore


