Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, duke konfirmuar dënimin prej 4 vjet e 6 muaj burg për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Gjici u dënua për aferën seksuale në zyrën e Bashkisë Kukës dhe, pas gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 3 vjet. Aktualisht kryen arrest shtëpiak për arsye shëndetësore.
Posted inKryesore


