Belind Këlliçi, pjesë e grupit të punës për zgjedhjen e kandidatëve opozitarë për Bashkinë e Tiranës, tha se kandidati duhet të ketë rekord publik dhe të mos jetë domosdoshmërisht partiak. Ai konfirmoi se Alimehmeti dhe Tabaku refuzuan kandidimin, ndërsa PD do konsultohet me aleatët, duke përfshirë edhe parti jo-parlamentare si “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit. Kandidati mund të vijë edhe nga jashtë PD-së.
Posted inKryesore


