Ministrja Elisa Spiropali mori pjesë në Debatin e Këshillit të Sigurimit mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në paqen ndërkombëtare, duke theksuar mbështetjen e Shqipërisë për një kuadër global etik dhe të përgjegjshëm. Ajo përmendi emërimin e “Diellës”, ministre me AI, si hap strategjik për transparencë, efikasitet dhe etikë në qeverisje. Shqipëria është gati të bashkëpunojë me OKB-në dhe shtetet për përdorim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të AI-së.
Posted inKryesore


