Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se në Lugjet e Nekës, Bjeshkët e Strellcit, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që dyshohet të jenë viktima të luftës 1998-1999 në Kosovë. Mbetjet u dërguan për ekzaminime në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Nga lufta mungojnë ende rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë.
Posted inKryesore


