Dinamo fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës 1-2 në Selman Stërmasi, duke u rikthyer te fitorja pas tre ndeshjeve. Golat u shënuan nga Goudiaby dhe Vilës, ndërsa Tirana barazoi nga penalltia e Patsatsias. Portieri Teqja shpëtoi Dinamon duke ndalur sulmet e Tiranës dhe siguroi suksesin e skuadrës së Dajës, që ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë.
Posted inSport


