Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se uji i Liqenit të Badocit është i sigurt për pije, pasi analizat e fundit treguan se niveli i manganit është brenda kufijve të lejuar. Më parë, ky institut kishte rekomanduar mos përdorimin e ujit për pije për shkak të vlerave të larta të manganit, i cili mund të jetë i dëmshëm kryesisht për fëmijët nën 5 vjeç.
Posted inKryesore


