Në zonën malore mes fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë të Himarës u zbuluan 3 parcela me 302 bimë kanabis. Gjatë kontrollit u sekuestruan 121 kg bimë narkotike në tharje. Janë shpallur në kërkim Romeo Bezhani, 41 vjeç nga Lukova, dhe Argjend Nanaj, 30 vjeç nga Delvina, për kultivim dhe prodhim-shitje të narkotikëve.
Posted inKryesore


