Një servisi makinash në Fushë Krujë i është vendosur tritol gjatë natës. Pronari, A.G., e gjeti qepenin e biznesit të dëmtuar në mëngjes. Policia njoftoi se pas hetimeve dyshohet se është përdorur lëndë plasëse, ndërsa grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.
Posted inKryesore


