22-vjeçari Elkrist Kola nga Fushë Arrëzi është i zhdukur prej 13 shtatorit. Pas vdekjes së nënës, ai kishte probleme mendore, por nuk ishte agresiv. I vëllai, Denis, kërkon zbardhjen e tabulateve telefonike dhe angazhimin e institucioneve, pasi Elkristi ka marrë telefonin e babait para largimit dhe ka folur për një burrë të panjohur që do ta merrte. Ende nuk ka asnjë gjurmë apo shpjegim për zhdukjen.
Posted inKryesore


