Policia e Sienës në Itali arrestoi një 41-vjeçar shqiptar, banues në Poggibonsi, për posedim dhe trafikim droge. Ai fshehte rreth 200 gramë kokainë në kavanoza në një pyll pranë San Gimignanos. Gjatë kontrollit u gjetën edhe 17 gramë drogë në makinë dhe mbi 6,600 euro në shtëpi, të dyshuara si fitime nga trafikimi.
Posted inKryesore


