Një 15-vjeçar nga Gjirokastra, Mateo Kalemi, është zhdukur prej më shumë se 7 orësh. I gjatë 1.80 m, me sy bojëqielli, ishte veshur me të zeza dhe atlete gri kur u pa për herë të fundit pranë urës së lumit, duke tentuar të nisej drejt Tiranës pa para për biletë. Familjarët kërkojnë ndihmë, policia vazhdon kërkimet.
Posted inKryesore


