Shefi i krimeve në Përmet, Dhurim Çenko, është pezulluar për shkak të dijenisë dhe mosreagimit ndaj abuzimit seksual të një 16-vjeçareje nga njerku i tij polic. Policia njoftoi Drejtorinë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër për punonjësit e implikuar në skandal. Ngjarja u zbulua nga mesazhe shantazhuese në rrjete sociale, ku autorët kërkonin 12 mijë euro për mospublikimin e videos.
Posted inKryesore


