Më pak se 30% e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në punë, shumë më pak se mesatarja e BE-së prej 63%. Kjo lidhet me dominimin e sektorëve tradicionalë, mungesën e investimeve në teknologji tek ndërmarrjet e vogla dhe infrastrukturën e kufizuar, sidomos në zonat rurale. Shqipëria renditet ngjashëm me Kosovën dhe Maqedoninë, pasuar nga Mali i Zi dhe Serbia.
Posted inKryesore


