Qarku i Lezhës është përfshirë nga moti i keq me stuhi shiu, duke shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike. Për shkak të dëmtimeve në linjat e energjisë, disa fshatra të Zadrimës, Shëngjinit dhe bregut të Matës janë pa rrymë. Në zonat malore mbi 1 mijë metra në Mirditë, reshjet e shiut shoqërohen edhe me dëborë.
Posted inKryesore


