Erion Veliaj ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese ankim ndaj dekretit të Presidentit që cakton datën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, duke e konsideruar atë antikushtetues. Ai argumenton se vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij është i pezulluar deri në vendimin e Gjykatës, ndaj dhe dekreti i Presidencës cenon mandatit të tij dhe demokracinë përfaqësuese. Veliaj kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e menjëhershëm të efektit të dekretit, duke theksuar se ndërhyrjet e tilla cenojnë sovranitetin qytetar dhe parimet kushtetuese të autonomisë vendore dhe separimit të pushteteve.
Posted inKryesore


