Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë arrestoi në flagrancë policin Mustafa Lleshi, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Moskallëzim krimi”. Ai u kap duke blerë kokainë në Bllokun e Sigurisë, ku shërbente, me 0.4 gr lëndë dhe 70 euro të sekuestruara. Materialet iu referuan Prokurorisë.
Posted inKryesore


