Një i ri 30-vjeçar me inicialet J.S. u gjet i dëmtuar në rrugë në lagjen 15 të Korçës nga familjarët, të cilët e transportuan në spital. Ai nuk jep deklarata, duke pretenduar se nuk kujton ngjarjen. Shkaqet mbeten të paqarta, ndërsa policia vazhdon hetimet. Sipas spitalit, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Posted inKryesore


