Kompania “Albascan”, e dyshuar për shkelje sigurie në burgun e Peqinit ku ndodhi një vrasje, ka fituar tenderin 2.3 milionë euro për sistemin anti dron në burgjet shqiptare. Procedura ngjalli dyshime për paracaktim, pasi vetëm kjo kompani plotësonte kriteret, edhe pse konkurentët u skualifikuan. Sistemi do të implementohet në 6 burgje me siguri të lartë.
Posted inKryesore


