Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Skajet”, arrestoi dy persona të dënuar dhe në kërkim. K. Gj., 43 vjeç, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh, i mbeten për të vuajtur 1 vit e 8 muaj burg; A. Q., 42 vjeç, nën arrest shtëpie për dhunë në familje, u arrestua për sulm ndaj shoferi taksie. Materialet i janë referuar Prokurorisë.
Posted inKryesore


