Shërbimet e Policisë Tiranë ndaluan një automjet me drejtues Imer Krrashin, 31 vjeç, i dyshuar se mbante armë zjarri. Ai refuzoi kontrollin dhe u largua me shpejtësi, duke përplasur 9 makina e 1 motomjet pranë Liqenit të Thatë. Pas ndjekjes intensive, policia bllokoi automjetin dhe gjeti një pistoletë. Krrashi, me precedent kriminal, u arrestua për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


