Një aksident në aksin Qukës-Golic ka plagosur 3 persona. Policia ka nisur procedim penal ndaj dy drejtuesve, 34-vjeçarit F.K dhe 37-vjeçarit L.Ç, i cili la vendin e ngjarjes, por u paraqit më pas në komisariat. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Posted inKryesore


