Deputeti demokrat Belind Këlliçi dënon ashpër përfshirjen e ish-diktatorit Enver Hoxha në listën e personaliteteve të muajit tetor nga Kuvendi i Shqipërisë, duke e cilësuar veprimin skandaloz, kriminal dhe të turpshëm. Ai paralajmëron se kjo tentativë manipulimi e historisë synon ringjalljen e miteve komuniste dhe normalizimin e regjimit monist, duke helmuar mendjet e të rinjve dhe mohuar krimet e së kaluarës. Këlliçi kërkon tërheqjen e këtij materiali dhe falje publike për viktimat dhe familjet e tyre.
Posted inKryesore


