Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dënoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit, duke e cilësuar ngjarjen më të rëndë në 35 vite demokraci. Ai kërkoi dënim maksimal për autorin dhe dorëheqjen e menjëhershme të ministrave të Drejtësisë dhe Brendshëm për dështimin në sigurinë e gjyqtarëve. Bardhi theksoi se vetëgjyqësia nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe bëri apel për bashkim për të parandaluar përsëritjen e këtij akti.
Posted inKryesore


